Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Marrëveshja Rama-Meloni ‘shfaq interesin’ e një tjetër vendi për të sjellë refugjatë në Shqipëri

18:48 / March 3, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama meloni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendet që ndodhen në itinerarin e Europës e respektojnë rregullat e shtetit ligjor mund të kthehen në partnerë të Gjermanisë për procedurat e azilit.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor. Në këtë kontekst shikohet nga qeveria gjermane edhe prakticiteti i marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Në një intervistë për gazetën gjermane, “Welt am Sonntag”, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser u shpreh, se “ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni për këtë. Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë.”

Si vende që mund të vijnë në konsideratë, Faeser përmend “shtetet që ndodhen në itinerarin drejt Europës dhe respektojnë rregullat e shtetit ligjor”.

Ndërkohë për të përshpejtuar procedurat e azilit, ministrja e Brendshme, Faeser ka premtuar 300 milionë euro shtesë. “Zyrën Federale për Migracionin dhe Refugjatët ne e forcojmë me 1.160 punonjës shtesë”, tha Faeser për gazetën gjermane.

interes marreveshja refugjate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vritet me thikë zv.presidentja e Bank of America në Times Square, autorja sulmon me thikë edhe policët, ekzekutohet pas ndërhyrjes

08:24 / September 2, 2026

Irani sulmon bazat amerikane në Lindjen e Mesme

08:19 / September 2, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.