Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

“Marrëzi mos të duash investimin në Zvërnec”, Spaho: E vështirë të thithësh investitorë të tillë!

20:58 / July 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Spaho
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-nënkryetari i PD, Edmond Spaho, është shprehur në mbështetje të investimeve strategjike në turizëm, duke argumentuar se Shqipëria ka nevojë për projekte të mëdha që krijojnë vende pune dhe nxisin zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, është shumë e vështirë të tërhiqen investime të përmasave të tilla dhe refuzimi i një investimi prej 4.5 miliardë dollarësh është i pajustifikueshëm.

Ai shtoi se, megjithëse zonat e mbrojtura janë sensitive, ekspertët më të mirë kanë rekomanduar zhvillimin e turizmit të nivelit të lartë. Si shembull, Spaho përmendi Sardenjën, ku sipas tij po ndërtohen dy resorte në zona të mbrojtura.

“Unë gjykoj mbi bazën e mendimeve të mia dhe pozicionohem. Nuk pranoj të më imponohen. Për Zvërnecin mendoj se kam eksperiencë më shumë se ata që ngrihen dhe flasin. Kam punuar për 5-6 vite në turizëm kur u hartua strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri.

Është e vështirë të thithësh investime të tilla. Të thuash që nuk e duam një investim 4.5 miliardë dollarësh është marrëzi. Edhe nga zhvillimet që janë bërë për mjedisin, të gjitha zonat janë sensitive, por ekspertët më të mirë kanë rekomanduar zhvillim të turizmit të nivelit të lartë.

Në Sardenjë po ndërtohen dy resorte në zona të mbrojtura. Çfarë do të ngelë Shqipëria, rezervat gjuetie? Si mund të ndërpritet emigracioni, me vende pune.”

investimin marrezi spaho veshtire zvernec
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Javën e ardhshme lançohet portali për kreditë e bizneseve

15:24 / August 31, 2026

Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, prezantohet projekti në Lezhë

17:00 / August 26, 2026

300 kredi me 0% interes për administratën publike, Ibrahimaj: Ja kur hapen aplikimet

15:55 / August 25, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.