Dy shkencëtaret Argita dhe Detina Zalli (binjake) kanë hedhur poshtë idenë se Covid-19 është krijuar në një laborator. Në një lidhje me Skype në emisionin “Opinion”, dy vajzat thanë se virusi me shumë mundësi është marrë nga kafshët që shiten në tregun në Whan. sipas tyre, fakti që këtë virus nuk e njeh kompjuteri dhe nuk i dallon mutacionet, tregon se nuk është bërë në laborator.

Pjesë nga biseda

Argita Zalli: Sekuencat etij janë aq të ndryshme saqë edhe profesorëve më të mëdhenj nuk u shkon mendja.

Detina Zalli: Kompjuteri nuk e dallon dhe nuk e sugjeron që ky lloj mutacioni mund të infektojë të tjerë. Dua të shpjegoj dhe diçka. Unë kam udhëtuar shumë shpesh në kinë. Në ëhan është një treg ku shiten kafshë të gjalla dhe i vendosin në një kafaz njëri pas tjetrit. Kafshët që ndodhen në fund të kafazit marrin të gjithë jashtëqitjen dhe gjakun e kafshëve të tjera. Është e sigurtë dhe jo vetëm thuhet, që ky virus ka ardhur nga lakuriqi i natës dhe përmes pandolinës ka arritur tek njeriu. Dhe ka evoluar, është diçka që i ndodh virusit.

Argita Zalli: E njohim pak a shuëm si strukturë, por jo mutacionin. Ky virus është cilësua si simotra e SARS dhe njihet pak a shumë. Megjithatë për vaksinë duhet kohë, një vit e ca që të dalë në treg.

Ndërkohë, bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 423 mijë personave të prekur, ndërsa 19 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here