Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Marsela Çibukaj rrëfen për historinë saj të dashurisë: Vallëzuam nën shi, aty ndodhi edhe puthja e magjishme

18:53 / December 11, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marsela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj dhe është bërë tashmë shumë e dashur për publikun. Së bashku me të dashurin e saj, Vitmar Basha kanë qenë këtë pasdite në programin “Rudina”, ku kanë rrëfyer edhe më tepër për historinë e tyre të dashurisë dhe sesi të dy bashkë po ecin në rrugën e bukur të dashurisë dhe muzikës.

“Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti. Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet që ne kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, shprehet Marsela.

Vitmari tregon se ai është rregulli, ndërsa Marsela kaosi që krijon gjëra të bukura.

“Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura”.

Vitmari me Marselën kanë qenë miq të mirë, por më vonë zbuluan se miqësia e tyre ishte edhe më e fortë. Vitmari ishte i pari që e bëri publike lidhjen e tyre, në momentin që publikoi albumin e tij me titull “9”, i cili i dedikohej dashurisë së tij, Marselës. Ata kanë 1 vit e 8 muaj që janë në një lidhje dashurie. 

“Unë dukem sikur jam i ndrojtur, si ai që nuk flet, që nuk vepron, por në të vërtetë jam unë ai që mbrapa kuintave… Shkuam pimë një kafe, pastaj filuan mesazhet. Unë shkoja e shikoja kur Marsela luante live, ajo vinte kur unë isha live”.

Për herë të parë, Marsela tregon edhe një moment që ata e ruajnë me mjaft kujdes, si një nga kujtimet më të bukura të lidhjes së tyre, vallëzimin nën shi.

“Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim. Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton brenda në makinë të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi dhe aty ndodhi dhe puthja e magjishme. Ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”.

marsela tirananews tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.