”Martesa” e gocave në tarracën e bashkisë së Tiranës, tronditi vendin. Një veprim i tillë hapi një diskutim të gjërë publik, pasi përpara ligjit shqiptar kjo martesë është inekzistente. “Për martesën me të njejtën gjini nuk kemi një ligj dhe në kodin e familjes nuk e kemi të sanksionuar në asnjë nen. Ligjërisht ajo martesë nuk ka asnjë kuptim, është një veprim që nuk mund të regjistrohet në asnjë gjendje civile. Është thjeshtë vullneti i dy vajzave që kanë një orjentim seksual”.
Në vitin 2009 nga ish-kryeministri i asaj kohe Sali Berisha, pati një tentativë për të lejuar ligjërisht martesën mes personave të së njejtës gjini. Por çfarë ndodhi me këtë tentativë?
“Në vitin 1995 Shqipëria hoqi dënimin me ligj të marrëdhënieve homoseksuale. Në vitin 2009 ka pasur një diskutim nga kryeministri i asaj kohe Sali Berisha i cili tha se e mirëpriste këtë gjë. Por faktikisht në 2010 u miratua ligji për diskriminimin gjinor, por nuk shkoi në krahun e martesave mes të njejtës gjiini. Kjo domethënë që nga viti 2010, deri sot ne nuk e kemi me ligj”.
Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj kryen një ceremoni simbolike për ti dhënë një emër historisë së dashurisë mes tyre prej 14 vitesh.