Në mbyllje të konferencës pati edhe disa batuta mes Ramës dhe Borrellit të cilat ngjallën disa momente të këndshme. Gazetarët bënë një pyetje lidhur me vonesat në proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Europian duke i’u drejtuar të dy liderëve: Tani që nusja nuk po na vjen, edhe pse po e presim, a do ta anulojmë dasmën?
I pari që u përgjigj ishte kryeministri Rama, i cili tha se Shqipëria është e dashuruar me BE-në dhe do të martohen një ditë, duke këmbëngulur se blloku nuk ka ku shkon përveç se të lidhë kurorë me Shqipërinë.
“Nuk e di këtë traditën shqiptare që të anulohet dasma sepse nuk e lenë nusen të shkojë te dhëndri. Dasmat në Shqipëri bëhen pas marrëveshjes mes krushqve. Por, nëse do të vijojmë me këtë ide, nuk ka krushq që anulon dasmën tonë, pasi ne jemi të dashuruar me BE-në. Jemi gati për t’u martuar me BE-në në momentin që ajo do të jetë gati. Ne këto deklaratat e dashurisë i kemi thënë me kohë”, u shpreh Rama duke shtuar se “BE nuk ka ku shkon, është e detyruar të martohet me Shqipërinë”.
Ndërkohë batuta e Ramës u pasua menjëherë me një tjetër batutë të Borrellit, e cila ndoshta ka nevojë për shpjegime të metejshme.
“Mqs po flisnim për martesat, ka lloje të ndryshme martesash, por nuk po e komplikoj më shumë”, deklaroi Borrel duke mos vijuar më tej të shpjegojë se për çfarë e kishtë fjalën.
