Didem Balçin njihet në Shqipëri për rolin e saj në serialin turk “Osman”. Aktorja turke ka vendosur të martohet në këtë kohë të pazakontë, duke realizuar një dasmë online.
Ajo ka vendosur kurorë me bashkëshortin e saj avokat, Can Aydin vetëm në prani të të afërmve teksa të tjerët e shihnin ceremoninë online.

Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse duke mbajtur maska dhe duke ftuar në kurorëzim një numër shumë të reduktuar njerëzish.
Dy aktorët janë shprehur shumë të lumtur për vendimin që morën për t’u martuar në këto kohë të vështira dhe treguan se as pandemia nuk mundi ta “trembte” dashurinë e tyre.

