Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Martin Leka: Dy pleq që po tallen me botën

18:10 / August 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0000001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Martin Leka

Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin.

Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është bërë si tatuazh në gjuhë “shpresa vdes e fundit”. Në fakt, botës po i vdes shpresa pak nga pak. Pa e kuptuar. Po e nisim kuptimin e kësaj nga takimi.

Një i akuzuar si kriminel lufte që del nga strofulla e izolimit dhe viziton një vend perëndimor pas tre vjet e gjysëm, pritet nga presidenti i shtetit më të fuqishëm të botës me një përulje e veneracion të habitshëm. Kur Trump të shohë pamjet e takimit, me siguri do të duhej të skuqej. Ndoshta. Ka duartrokitur tre herë Vladimir Putinin teksa i afrohej.

I ka buzëqeshur dhe i ka mbajtur dorën nën dorë mbi tapetin e kuq dhe i ka ofruar makinën më të sigurtë në botë bashkë me të. Si të ishte jo një kriminel lufte i akuzuar e me një mandat arresti ndërkombëtar, por si një “hero”.

Trump duhet ta dijë sa fëmijë ukrainas janë vrarë e sa fëmijë ukrainas janë rrëmbyer. 19.546 sipas “Ukrainska Pravda”, mbi 35.000 sipas Neë York Post e 744.000 sipas të dhënave ruse. Trump duhet ta dijë se janë vrarë 13.580 civilë ukrainas (prej të cilëve 716 fëmijë). Ose duhet ta dijë numrin 43.000 të ushtarëve të vrarë ukrainas e 370.000 të plagosur apo numrin 122.883 ushtarë rusë të vrarë (mendohet se kjo shifër mund të jetë midis 200-250.000) apo mbi 1 milion ushtarë të plagosur.

Gjithë kjo tragjedi njerëzore, e bën aq cinike deklaratën e agresorit Putin për “Ukraina komb vëlla”, ashtu siç duhet të bëjë Trumpin me turp për pritjen që i rezervoi agresorit. As Trump as Putin nuk ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve, por sot Trumpin duhet ta pyesin nëse pas shtrëngimit të ngrohtë të duarve me Putinin, a i kishte mbetur në duar gjak nga dora e gjakatarit?!…

Dje u zhgënjyen të gjithë, ukrainasit e gjithë bota. Ai që premtoi pushimin e luftës për 24 orë, bëri vetëm një “shoë” për veten e për “mikun” e tij agresor. Si Trump, edhe Putin shmangën Evropën dhe ajo që ende mbetet mister, shmangën Zelenskin, duke tentuar për marrëveshje për Ukrainën pa Ukrainën.

Thjeshtë të dy pleqtë i bënë elozhe njëri-tjetrit (kujto Putin që tha se lufta nuk do të kishte filluar nëse Trump do të rizgjidhej president?!) duke e kthyer samitin në një shfaqje të dobët teatrale ku spektatorët pasi dalin nga shfaqja pyesin njëri tjetrin: si e kishte titullin drama?

Alaska, për fat të keq, rezultoi me një fitore të qartë të njërit, plakut më të ri, Putin. Ai fitoi rikuperimin e imazhit, për të cilin ka tre vjet e gjysmë që përpiqet. Tani ai nuk do ketë nevojë dëshpëruese për ti rënë numrit të telefonit të Kim Jong Un të mos ndihet i izoluar nga bota. Mund ti bjerë direkt Trump-it…

martin Leka putin trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Trump kërcënon me tarifa 25% për ata që tregtojnë me Iranin, pavarësisht bisedimeve diplomatike me Teheranin

08:13 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.