Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Martin Shkreli del nga burgu, flet ish e dashura

14:39 / May 19, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
7878787 660x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Christie Smythe, ish-gazetarja 39-vjeçare që u dashura dhe krijoi një romancë platonike me shqiptarin më të urryer në SHBA, Martin Shkrelin, ka deklaruar se tashmë që ai është jashtë burgut, pasi është liruar para kohe duke e përfunduar dënimin me 5 vite në vend të 7, mezi pret ta përqafojë.

Ajo ka deklaruar u njohën në vitin 2015, kur ishte duke mbuluar rastin e tij për revistën Bloomberg News, por gjatë vitit 2020, i shkëputën marrëdhëniet.

“Kam folur me të disa ditë më parë,” tha Smythe për The Post, vetëm disa orë pas lirimit të Shkrelit nga burgu federal Allenwood.

“Shpresoj ta shoh dhe ta përqafoj. Unë gjithmonë do të kem ndjenja për të”, tha ajo.

Shkreli i dha fund lidhjes së tyre ndërsa ndodhej ende në burg, pasi kjo e fundit zbuloi publikisht romancën që kishin krijuar, edhe pse ata kanë pasur një lidhje platonike, pasi gjatë vizitave në burg, biznesmenit shqiptaro-amerikan, nuk i lejohej të kishte kontakte fizike, përveçse përqafimeve dhe “një puthjeje të shpejtë”.

Kujtojmë se Martin Shkreli, një biznesmen amerikano- shqiptar, është dënuar me 7 vite burg në SHBA për mashtrim me prodhimin e ilaçeve. Shkreli përveç suksesit si biznesmen në SHBA në fushën e medikamenteve ka fituar edhe “tituj” të tjerë negativë si njeriu më i urryer në SHBA për 2015 apo shqiptari më i urryer në botë.

Shkreli apo i njohur ndryshe si ‘Pharma Bro’, rriti çmimin e një ilaçi antiparazitar 56-fish, nga 13 dollarë në 750 dollarë ndërkohë që gënjente investitorët për ecurinë e ilaçit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Policia nis shoqërimet, protestuesit shpërndahen në rrugët rreth qendrës

18:31 / November 7, 2026

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë/ Policia u përgjigjet me spraj dhe ujë

16:04 / November 7, 2026

Militantët e PD distancohen nga protestuesit pas përplasjes, ndahen në grupe me Nokën e Balliun

15:55 / November 7, 2026

Skema mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim

15:18 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.