Pas kaosit edhe këtë të hënë në seancën plenare, Sali Berisha në një dalje për mediat, tha se të enjten, pra në seancën e radhës plenare, do të merren masa të forta. Ende nuk dihet se çfarë do të bëjë grupi i Berishës.
Po ashtu ish-kryeministri tha edhe se Edi Rama do të hetohet për të gjitha krimet e tij, ndryshe grushti i shtetit do të përmbyset. Ai akuzoi edhe se Rama se është takuar në Dubai me klanet e drogës.
“Edi Rama do hetohet për çdo udhëtim të tij për 140 udhëtime në dy vite që u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 22 milionë euro. Do hetohet për udhëtimet e tij në këto takime. Flitet se në Dubai takoi klanet drogës dhe ortakun e vëllait të tij Olsi, famozin Amant Josifi. Në vend të tyre janë arrestuar djem dhe vajza që nuk kanë pasur asnjë lidhje me vjedhjen e parave nëpërmjet bitcoin”.
