Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masa të tjera kufizuese? Diskutohet mbyllja më herët dhe zgjatja e pushimeve në shkolla

15:37 / December 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ora policore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti teknik i ekspertëve po diskuton mundësinë e aplikimit të masave të tjera kufizuese për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

A2 CNN bën të ditur se ndër propozimet e hedhura nga ekspertët janë, mbyllja më herët se ora 22.00 e mbrëmjes e të gjithë aktiviteteve, ndalimi i festimeve në grup për fundvit si dhe zgjatja e pushimeve dimërore për institucionet arsimore. Disa propozime janë që shkollat të mbyllen fundjavën e ardhshme për të rifilluar, më 11 janar.

Megjithatë, çdo vendim që do të dalë nga komiteti do të bëhet publik në fillim të javës që vjen. Ndërkohë, specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Eugena Tomini thotë se situata nga epidemia vijon të jetë kritike edhe pse ka një qëndrueshmëri sa i përket rasteve të reja.

Tomini tregoi edhe arsyet e rritjes se rasteve në terapi intensive dhe humbjeve të jetës. “Kjo periudhë e caktuar, qoftë nga rrjetet sociale dhe dhëniet e mesazheve të gabuara për mos t’u kërkuar ndihma spitalore, bëri që shumë të rrinin në shtëpi edhe kur rekomandohej shtrimi në spital”, thotë Tomini për A2.

Në lidhje me të shëruarit nga koronavirusi që zyrtarisht janë 23 mijë që nga fillimi i epidemisë, specialistja e ISHP tha se edhe kjo kategori duhet të respektojë masat mbrojtëse pavarësisht imunitetit të krijuar ndaj koronavirusit.

“Duhet të theksohet që një njeri që ka kaluar COVID-19 mbart mbrojtje kundrejt virusit pavarësisht që kjo nuk reflektohet në testin serologjik. Por, sërish duhet të jemi të kujdesshëm dhe të respektojnë masat mbrojtëse, për të minimizuar infeksionet e tjera, por edhe një riekspozim i mundshëm.

Nga aplikimi i testeve të shpejta dhe shtrirja e tyre pas 20 dhjetorit, edhe në rrethe pritet identifikimi më herët i rasteve pozitive dhe izolimi i tyre. Ndërkohë, deri tani në Institutin e Shëndetit Publik nuk ka raste të konfirmuar me gripin e stinës, fillimi i të cilët pritet ta rëndojë edhe më tepër situatën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

“30 nëntori, afati i fundit për PD-në”, Balla pas Konferencës së Kryetarëve: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

11:30 / November 11, 2026

Balla për Veliajn: PS nuk është mburojë e askujt përballë drejtësisë: Është miku im, por duhet ta përballojë vetë procesin

11:23 / November 11, 2026

Shtyllat e programit/ Salla prezanton projektbuxhetin për bujqësinë: Më i lartë i akorduar ndonjëherë

11:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.