Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masakra e Don Boskos, Prokuroria mbyll hetimet për mikun e Martinajt: Krijoi kushtet për vrasjen e…

12:25 / November 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1686771224xipiccy image 2023 06 14t203405561 208
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikollë Sherrniku, mik i Ervis Martinaj do të përgjigjet përpara drejtësisë për akuzën e “krijimit të kushteve për të kryer vrasje” në lidhje me masakrën e Don Boskos, ku gjatë sulmit mbi lokalin e Fatjon Muratit mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.

Prokuroria e Tiranës ka finalizuar hetimet dhe pritet te dorëzojë dosjen ndaj Sherrnikut për gjykim. Sipas prokurorisë I pandehuri gjatë kohës që ishte vendosur nen masën e arrestit në shtëpi, ka udhetuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë ku në një servis në pronësi të një shtetasi nga Kosova mori atje target, të cilat u përdoren në masakrën e Don Boskos. Pas ngjarjes me një të vrarë dhe 5 të plagosur, autorët e shkrumbuan automjetin që përdoren në krim në fshatin Likmetaj.

Rezultoi se automjeti ishte pajisur me një targë gjermane dhe hetimet zbuluan se ishte pikërisht Nikollë Sherrniku që disa muaj përpara masakrës kishte vjedhur targa në servisin në Gladbeg të Gjermanisë, të cilat dyshohet t’ia ketë dorëzuar ervis Martinaj, mbretit të bizhozit që u zhduk pa gjuurmë. Një fakt të tillë e pohon për prokurorinë edhe një i njohur i Sherrnikut, i cili pretendon se teksa ai duhet të ishte në arrest shtëpie udhëtoi drejt Gjermanisë dhe shkoi në servisin Auto Gago ku punonte edhe vëllai I dëshmitarit.

Mes të tjerash dëshmitari se Sherrniku i kishte thënë se targat do t’ia jepte Ervis Martinajt të cilin e thërriste shefi”. I pandehuri I kundërshton akuzat dhe pretendon se ska asnjë lidhje me ngjarjen, por tashmë I duhet të përballet me gjykatën.

Mbrëmjen e 12 Marsit 2023, një togë qitësish, qëlluan me breshëri armësh lokalin në pronësi të vëllezërve Fation dhe Ervis Murati në rrugën ‘Anastas Shundi’ në Tiranë, ngjarje ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit Mimoza Paja dhe u lëndua mbesa e saj, vetëm 10 vjeçare. Të plagosur mbetën edhe Shehat Murati, Astrit Memaj, Genci Shaholli, Ermir Dajçuk dhe Emanuel Çala. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje.

Nikollë Sherrniku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026

Gjenden dy mina të fshehura në murin e një pallati në Vlorë, dyshohet se i përkasin vitit 1997

21:19 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.