Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Masakra e Peshkëpisë, Vangjel Tavo: Pse tani? Minoriteti, jo si rrugëdalje nga qoshsokaket politike

15:31 / May 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vangjel tavo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka reaguar me një status në Facebook lidhur me rinisjen e hetimeve për Masakrën e Peshkëpisë, për të cilën është marrë në pyetje Fredi Bejleri, që iu mohua kandidimi për kryetar bashkie nga KQZ dhe të tjerë persona.

Tavo thotë se rikthimi i çështjes 25 vite më vonë në një kohë që vendi është në një krizë të brendshme minoriteti grek nuk duhet të kthehet në shënjestër, apo rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Tavo e sheh këtë si një kundërvënie etnike.

POSTIMI I VANGJEL TAVOS

25 vite më vonë rikthehet çështja e Masakrës së Peshkëpisë. Ditët e fundit Prokuroria e Krimeve të Renda po thërret në pyetje disa pjesëtarë të minoritetit etnik grek. Përse tani?

Kriza e brendshme në vend kërkon diversion duke e zhvendosur vëmendjen në kurriz të minoritetit grek? A po përdoret drejtësia nga qarqe të caktuara politike? Minoriteti grek nuk mund të jetë kurrësesi as shënjestër dhe as rrugëdalje nga qoshsokaket e ngushta politike. Ky është një terror artificial dhe një shpresë për kundërvënie etnike. Njëri kah politik mund të dëshirojë prishjen e harmonisë politike por nuk duhet të gjejë shpëtimin duke u përpjekur të zhbëjë harmoninë dhe bashkëjetesën etnike.

Drejtësia të qëndrojë larg orientimit politik dhe të mos bëhet vegël e saj.
Harmonia dhe bashkëjetesa etnike ka prevaluar ndër shekuj, e do prevalojë edhe ndaj këtyre përpjekjeve artificiale të ditëve të fundit.

vangjel tavo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.