Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masakra e Velipojës, Gjykata jep vendimin për dy të plagosurit

10:56 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
masakra e velipojes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për dy të plagosurit Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, të cilët u përfshinë në përplasjen me armë në Velipojë, ku humbën jetën 4 persona.

Masa e sigurise është dhënë në ambientet e spitalit të Truamës mëngjesin e kësaj të enjtes, ku dy të pandehurit po marrin mjekim si pasojë e plagëve të marra.

Nga përplasja me armë që ndodhi në Velipojë, e cila nisi për ndarjen e plazhit mes dy familjeve Ferracaku dhe Gocaj, mbetën të vrarë 4 persona.

Në vendngjarje u gjetën të vdekur vëllezërit Edmond dhe Xhovani Gocaj, si dhe Kujtim Ferracaku dhe Musaen Zeneli, ndërkohë që u plagosën Hasan Ferracaku dhe i mituri Dyli.

Për ngjarjen mbeten ende në kërkim tre djemtë e Hasan Ferracakut që po ashtu dyshohen si të përfshirë në përplasjen me armë.

Referuar hetimeve, në këtë ngjarje u përdorën 4 armë, tre pistoleta dhe një armë kallashnikov. Prokuroria nuk e ka sekuestruar ende armën tip kallashnikov. Sipas materialit referues, në vend ngjarje u sekuestruan 13 gëzhoja të plasura si dhe 5 gëzhoja të paplasura, apo të dëmtuara.

Dyshimet janë se Ferracakët kanë qëlluar të parë mbi Edmond Gocajn, ndërkohë që Xhovani Gocaj është kundërpërgjigjur me armë duke vrarë Kujtim Ferracakun, e më pas ka mbetur viktimë edhe vetë.

Ndërkohë që sa i takon të riut Musaen Zeneli, ai është viktima më e pafajshme e kësaj historie, pasi u vra në ditën e tij të parë të punës, pa qenë i përfshirë fare në konflikt.

Ai ishte i punësuar në lokalin e familjes Gocaj, ku ndodhi dhe konflikti i armatosur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.