TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Evi Kokalari akuzon Berishës: U tall rëndshëm me të gjithë ne, tani përpiqet të përdorë konservatorizmin

15:21 / March 21, 2023

Aspirojnë të zgjidhen në krye të bashkive, ikin 5 deputetë

15:18 / March 21, 2023

Rreth 51% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë deri në vitin 2035

15:02 / March 21, 2023

A u vizituan nga jashtëtokësorët Sumerët e lashtë?

14:50 / March 21, 2023

Java e teknologjisë Tirana-Tel Aviv, Veliaj: Kryeqyteti ynë, Tel-Aviv i Ballkanit, ja bashkëpunimi që do të bëjë histori

14:40 / March 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kronikë

Masakra e Velipojës, nëna e vëllezërve të vrarë: I vogli më shtrëngoi dorën

10:42 / February 28, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në orët e para të 27 qershorit 2021, një konflikt për vendosjen e çadrave të plazhit në Velipojë shkaktoi 4 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Ngjarja ndodhi mes dy fiseve Gocaj dhe Verracaku. Viktimë mbetën vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj, kamarieri i hotelit të tyre Myzerim Zeneli dhe Kujtim Verracaku. Ndërsa të plagosur Hasan Verracaku (kushëri i Kujtim Verracakut) dhe Elmilind Dyli. Krimi ndodhi në oborrin e hotelit të familjes Gocaj në Velipojë, ku pala tjetër kishte shkuar për t’u sqaruar në lidhje me vendosjen e çadrave në plazh. Dy familjet kanë patur njohje dhe miqësi mes tyre, por në debat e sipër situata u agravua deri në përdorimin e armëve.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus risjell këtë masakër të ndodhur 2 vite më parë. Në këtë histori flasin prindërit e djemve Gocaj, të cilët kërkojnë drejtësi dhe duan të dinë në cilën fazë janë hetimet e Prokurorisë së Shkodrës dhe përse po zvarriten.

Nëna e vëllezërve Gocaj, tregon momentet e para të ngjarjes se si në oborrin e hotelit të tyre gjeti të qëlluar me armë djemtë e saj. I vogli, Xhovani Gocaj, ishte ende gjallë. Ndërsa pak metra më tutje ishte djali i madh i saj Edmond Gocaj, i mbuluar nga gjaku. Aty pranë ishin edhe trupat e Kujtim Verracakut, kamarierit të tyre Myzerim Zeneli dhe Hasan Verracakut, ky i fundit i plagosur.

Angjelina Gocaj: Unë punoj në kuzhinë, edhe djali i madh edhe djali i vogël. Kemi punuar si familje.

Spartak Koka: Atë natën e 26 Qershorit ju kishit mbaruar punën?

Angjelina Gocaj: Po, qëndruam me djemtë te shkallët jashtë edhe asnjë gjë nuk më shprehën. Pastaj jam ulur për të pushuar te dhoma. Pastaj kam dëgjuar krismat. Kam dalë te dera, kam dalë vrap, kam gjetur Xhovanin shtrirë. Kam dalë me vrap duke bërtitur, kam gjetur Xhovanin shtrirë gjallë. E kam gjetur poshtë shkallëve. E kam prekur me dorë, më ka shtrënguar dorën. Ishte gjallë, jepte shenja jete. Kam shkuar aty te ajo pema kam gjetur Kujtimin Verracaku. Kam gjetur infermieren edhe të shoqen duke i dhënë ndihmën e shpejtë, se di ishte gjallë apo jo, vetëm i thoshte të lutem ma shpëto burrin. Xhovani ka qenë gjallë aty dhe i shtrirë. Dhe Hasanin (Verracakun) e kam gjetur këtu te Xhovani.

Spartak Koka: Po djalin tjetër ku e kishe?

Angjelina Gocaj: Këtu kam gjetur Edmondin të shtrirë, i larë në gjak. Kam rënë pa ndjenja s’kam ditur gjë. /Tv Klan/

vëllezërit Xhovani
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit

13:30 / March 21, 2023

Një 52-vjeçar gjendet i vetëvarur në banesë

13:14 / March 21, 2023

Arben Ahmetaj po hetohet nga SPAK për 3 akuza

12:01 / March 21, 2023

Kokainë në vendet nordike, 9 vite burg për Jetmir Kastratin. Pjesë e një grupi kriminal

11:46 / March 21, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Evi Kokalari akuzon Berishës: U tall rëndshëm me të gjithë ne, tani përpiqet të përdorë konservatorizmin

15:21 / March 21, 2023

Aspirojnë të zgjidhen në krye të bashkive, ikin 5 deputetë

15:18 / March 21, 2023

Shkaktoi dy aksidente në Vlorë, arrestohet ish-drejtori i Doganës së Fierit

13:30 / March 21, 2023

Rama pritet nga presidentja e Greqisë: Jam optimist, do t’i zgjidhim çështjet e lëna pezull

13:09 / March 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Evi Kokalari akuzon Berishës: U tall rëndshëm me të gjithë ne, tani përpiqet të përdorë konservatorizmin

15:21 / March 21, 2023

Aspirojnë të zgjidhen në krye të bashkive, ikin 5 deputetë

15:18 / March 21, 2023

Rreth 51% e popullsisë së botës do të jetë mbipeshë deri në vitin 2035

15:02 / March 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.