Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masakra me 86 viktima në Francë, shqiptarja Enkeledja Zaçe mohon gjithçka: Nuk kam shitur armë…

21:05 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nice france
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Enkeledja Zaçe, e vetmja grua e akuzuar në ngjarjen e rëndë të 14 Korrikut 2016 në Francë, vijon të mohojë akuzat se ishte e përfshirë në sulmin që i mori jetën 86 personave. 48-vjeçarja me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve, u arrestua më datën 17 Korrik për t’u ndjekur penalisht më pas, ndërsa ende vijon gjyqi për të faktuar fajësinë e saj.

“Unë kurrë nuk kam shitur armë, nuk kam qenë kurrë në këtë organizatë. Unë kam punuar gjithmonë në Francë, në një sallon për pastrimin e ushqimit. Babai dhe nëna ime vdiqën, më lanë trashëgiminë. Doja të kisha një jetë familjare si gjithë të tjerët, por jeta ime ndryshoi. Kur kjo ndodhi, humba gjithçka, gjithçka. Kam humbur gjithçka”, mësohet të ketë thënë ajo para gjykatësit.

Ndonëse Zaçe ka mohuar përfshirjen, dy nga tetë të akuzuarit e tjerë, Ramzi Arefa dhe Artan Henaj kanë deklaruar se ajo ishte e pranishme më 12 Korrik 2016, kur u dorëzua pistoleta e përdorur nga vrasësi në mbrëmjen e atentatit në Nice. Gjithashtu dyshohet se ajo ishte aty dhe më 13 Korrik për dorëzimin e kallashnikovit dhe në dorëzimin e armëve të tjera.

Enkeledja që u largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare, vazhdon të deklarojë pafajësinë e saj, megjithëse rezulton e përfshirë edhe në trafikun e drogës. Më 15 Qershor 2018, ajo u burgos në qendrën e paraburgimit në Nice për më shumë se 5 muaj. Në Itali nuk është e panjohur për shërbimet e policisë pasi hetuesit vërtetuan se ajo ishte e përfshirë në trafikun e klandestinëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

15:27 / September 15, 2026

Brahimllari: Veliaj duhej liruar në përputhje me vendimin unifikues GJK

14:38 / September 15, 2026

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut

13:00 / September 15, 2026

Nga 1 janari, bonus për pensionistët/ Ministrja Ibrahimaj: Do të dyfishohet për të gjitha kategoritë.

12:56 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.