Masakra e Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre të rinj, mes të cilëve dhe djali i xhaxhait të Ervis Martinajt është kryer nga një armë e vetme. Hetuesit dyshojnë se dhe autori mund të jetë një komando i stërvitur.
Ky është detaji me i ri nga hetimet për vrasjen e 3-fishtë që ndodhi mesditën e 17 korrikut në mbikalimin e Fushë Krujës.
91 gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes jane ekzaminuar në laboratorin e policisë shkencore.
Detaji ka befasuar grupin e hetimit, pasi sipas tyre taktikisht është e pamundur që një person i vetëm të ketë qëlluar plot 91 herë me një armë, brenda një kohe shumë të shkurtër.
Hetimet janë përqëndruar në përplasjen mes familjeve Martinaj dhe Reçi në Laç.
Nga gushti i vitit 2019 e deri tani, ato janë përfshirë në një konflikt të shoqëruar me atentate të ndërsjellta.
Në ekzekutimin e 17 korrikut dyshohet të kenë marrë pjesë më shumë se 4 persona.
Në makinën e djegur tip “Passat” që autorët përdorën për vrasjen, policia sekuestroi tre armë, dy automatikë kallashnikov dhe një MP5.