Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masakra në Fushë-Krujë, sherr mes deputetëve: S’mund të vini në pushtet duke folur për vrasjet

11:45 / July 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ezgif 3 ff9d369bf3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maskara me 3 të vrarë në Fushë-Krujë, ka përplasur këtë të hënë deputetët në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, ku secila palë e përdori në interes të politikës së tyre. Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia kërkoi nga demokratët që të mos bëjnë politikë me ngjarje të tilla, duke e konsideruar si mjaft të rëndë atentatin mafioz.

“Është e rëndë, kërkon kohën e vet. Nuk mund të jetë policia ku ndodh ngjarja, se ashtu do e quanim bashkëpunëtore. Ti lëmë kohën e duhur organeve përkatëse. Nuk mund të kryejmë veprime për të inkurajuar krimin, një ngjarje e rëndë për të cilën duhet të shqetësohemi të gjithë”.

Deputeti I PD, Ervin Salianji theksoi se shteti po tregon pafuqi në kapjen e autorëve. “Nuk po gëzohet njeri, ne po themi se shteti po tregon pafuqi në kapjen e tyre. Unë propozoj të gjithë bashkë të mbajmë një qëndrim që të jemi në mbështetje të Policisë së Shtetit. Ka shumë ngjarje pa autor. Po flasim për një situatë të rëndë kriminale në Shqipëri. Ju bën mirë të dënoni cilindo politikan, që për shkak të lidhjes së politikës më krimin po ndodhin ngjarje të rënda kriminale, vepron mafia si me ushtri”.

Në fjalën e tij, kreu i Komisionit të Sigurisë, Nasip Naço duke e cilësuar si shumë të rëndë ngjarjen, ironizoi opozitën duke theksuar se nuk mund të vijnë në pushtet duke folur për vrasjet.

deputete masakra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.