Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Masakra në Memaliaj, Flet xhaxhai i një prej viktimave: Dëgjuam krismat, isha…

12:56 / July 22, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
memaliaj 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pajtim Çela, xhaxhai i Marsel Çelës, i cili mbeti i viktimë e atentatit të trefishtë në Memaliaj, ka rrëfyer bisedën e fundit me nipin e tij dhe se si e mori vesh ngjarjen e rëndë. Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” , Pajtim Çela ka treguar se natën e atentati ka qenë vetëm 200 metra larg lokalit ku mbetën të vrarë tre persona dhe se ai i kishte dëgjuar të shtënat.

Ai është shprehur se kishte shkuar pranë vendngjarjes, por nuk ka arritur të mësojë se cilat ishin viktimat. Madje ai tregoi se nuk e dinte që nipi ishte në Memaliaj, pasi jetonte në Vlorë dhe se kishte pak ditë që kishte ardhur në Memaliaj për të takuar prindërit

“Ka qenë 200 metra larg lokalit, dëgjuam krismat, isha me disa shokë. Dolëm tek qendra na thanë është qëlluar tek Kalemajt. Nipin e dija që ishte në Vlorë, se jetonte atje, ishte kthyer nga Gjermania. Kishte ardhur të takonte prindërit. Iki në shtëpi më pas, pa e ditur kush ishin viktima”, u shpreh Pajtim Çela.

Më tej ai tregoi se lajmin se Marseli ishte një nga viktimat e mori nga motra e këtij të fundit, ndërsa ka treguar edhe bisedën që kishe bërë pak ditë më parë më nipin.

Pajtim Çela: Ka qenë 200 metra larg lokalit, dëgjuam krismat, isha me disa shokë. Dolëm tek qendra na thanë është qëlluar tek Kalemajt. Nipin e dija që ishte në Vlorë, se jetonte atje, ishte kthyer nga Gjermania. Kishte ardhur të takonte prindërit. Iki në shtëpi më pas, pa e ditur kush ishin viktima.

Fola në telefon më pas se kush ishte, por nuk mësova gjë. Pas rreth 30 minuta, më merr e motra e Marselit, e thotë hajde se kanë vrarë Marselin. Një tronditje e madhe. Shkova tek shtëpia e vëllait, atje e mora vesh kush ishin viktimat. Nuk e dija që kishte ardhur, ishte ora 23:30 ku ndodhi ajo. Nuk pamë asnjë gjet të dyshimtë. Dëgjuam 2-3 minuta të shtëna. Me të thëna, di që në lokal ishte kamerieri, nipi im, dy vëllezërit dhe një tjetër, siç më thanë. Ka qenë i martuar, është divorcuar, nuk ka fëmijë.

Marseli ka lënë një moter dhe një vëlla, si edhe dy prindërit. E motra e kishte mësuar tek lokali, a e mori njëri në telefon, se di tamam. Ishte shtyrë atje dhe i kishin thënë kështu, instinkti dhe kurioziteti për të parë, dhe se vëllain nuk ishte në shtëpi. Kishte dalë për kafe dy tre herë nga shtëpia pasdite më shokët. Isha para një jave në Vlorë, po shikoja ndeshjen, më mori në telefon për kafe, dhe e lam për të nesërmen se ishte vonë. Të nesërmen, nuk munda dot se ika shpejt. Më mori në telefon “po të pres për kafe” më tha, e i thash që ika se filloi vapa. Kjo ka qenë biseda e fundit.

memaliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.