Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Masakra në Serbi, 14-vjeçari dërgohet në klinikë psikiatrike. Albin Kurti: Ngushëllime për viktimat

09:29 / May 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kosta kecmanovic ch
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia në Serbi ka dhënë detaje në lidhje me sulmin me armë zjarri në një shkollë në kryeqytetin e vendit, ku humbën jetën 8 nxënës dhe një roje i shkollës. Sipas policisë autori i sulmit, një 14-vjeçar, kishte krijuar skica të klasave si dhe kishte një listë të personave që synonte të vriste.

Autori i sulmit, Kosta Kecmanovic, fillimisht vrau një roje në shkollën në qendër të Beogradit dhe më pas tre nxënës në një korridor, sipas zyrtarit të lartë të policisë Veselin Milic. Vuçiç tha se vrasësi u dërgua në një repart special të një klinike psikiatrike dhe se policia ndaloi edhe nënën e adoleshentit. Ai nuk dha detaje të tjera.

Djali 14-vjeçar njoftoi vetë policinë kur përfundoi sulmin, megjithëse autoritetet ishin njoftuar për të shtënat. Shumica e nxënësve ishin në gjendje të largoheshin nga një derë e pasme, sipas një zyrtari lokal. Përveç nëntë viktimave, gjashtë fëmijë dhe një mësuese u shtruan gjithashtu në spital. Kecmanoviç nuk mund të përballet me akuza penale, tha zyra e prokurorit të Beogradit. Shërbimet sociale do të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me të.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre. “Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti. Lidhur me këtë ngjarje dje ka reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani. Osmani në një postim të Twitter u ka shprehur ngushëllime familjarëve të nxënësve që humbën jetën.

Kosta Kecmanovic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026

Netanyahu: Izraeli duhet të formojë një qeveri të fortë kombëtare të krahut të djathtë

09:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.