Policia e qytetit të Uvaldes në Teksas, do të vendoset nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë lidhur me ngjarjen e rëndë ku u vranë 21 persona në një shkollë.
Sipas BBC, Departamenti i Drejtësisë i SHBA tha se qëllimi ishte të “siguronte një llogari të pavarur të veprimeve dhe përgjigjeve të zbatimit të ligjit, ditën e ngjarjes”.
Ky hetim ka nisur pas raportimeve të shumta se momentin e ngjarjes, disa efektivë policie kanë qenë në korridoret e shkollës dhe nuk kanë reaguar. Ditën e sotme, Presidenti Joe Biden ka shkuar në qytetin e Uvaldes për të takuar familjet e viktimave si dhe të plagosurit nga ngjarja e rëndë.
Zonja e Parë Jill Biden, vetë mësuese, shoqëroi presidentin në një memorial në shkollën fillore Robb. Ata u panë duke ngushëlluar drejtoreshën e shkollës Mandy Gutierrez.
Një 17-vjeçar u fut në shkollë dhe hapi zjarr ndaj nxënësve. Mes viktimave, 19 ishin fëmijë të moshave të ndryshme dhe dy mësuese.
