Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Masakroi me çekiç për gjakmarrje bashkatdhetarin e tij/ Dënohet me 18 vite burg 41-vjeçari shqiptar në Holandë

23:31 / May 13, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
holande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I dyshuari për vrasjen bashkatdhetarit të tij, një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 vjet burg ditën e sotme nga gjykata e Apelit në Arnhem të Holandës. 41 vjeçari ndodhet në burg prej 4 vitesh pasi dyshohet se masakroi me çekiç shqiptarin Demë Lulajt në Winterswijk për gjakmarrje.

Ai e goditi disa herë Lulajn me çekiç në pjesën e pasme të kokës. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën e 29 tetorit 2017, në mes të ditës në një trotuar në Verlengde Morsestraat në Winterswijk, kur 41 vjeçari pasi e aksidentoi me makinë Lulajn, doli prej saj dhe e goditi disa herë me çekiç. 58-vjeçari vdiq një ditë më pas në spital.  Gjithçka mendohet se ka ndodhur për gjakmarrje pasi i dënuari në moshën 12-vjeçare ka qenë dëshmitar i vrasjes së babait të tij nga i vëllai i Demë Lulaj me një copë druri në kokë. Sipas gjykatës, vrasja ka qenë e mirë menduar.

Makina e 41-vjeçarit ishte parë disa herë në rrugën ku banonte viktima përpara vrasjes. Në seancën e gjykatës së Apelit ku u la në fuqi vendimi i shkallës së parë ka pasur edhe përplasje mes gruas së Demë Lulajt, vajzës dhe vetë autorit. Gruaja e Lulajt ka deklaruar se jeta e saj ishte kthyer në ferr, si në aspektin psikologjik ashtu edhe atë financiar. E bija iu drejtua personalisht autorit të krimit me një zë kërcitës: “Shpresoj që shpirti yt të digjet në pusin më të thellë të ferrit!” Nga ana e tij, autori i është përgjigjur në gjuhën shqipe, ndërsa vajza e Lulajt i ka hedhur gotën me ujë dhe një kuti me shami, shkruajnë mediat holandeze. 

Më pas seanca u shty. Kur kryetari i gjykatës e pyeti të akuzuarin se çfarë kishte thënë, ai ngriti supet: “S’e mbaj mend”.

Dyshimet për ta vrarë autorin

Autori ka deklaruar se kanë tentuar ta helmojnë me ushqim dhe pije. Kryetari i Gjykatës e siguroi të akuzuarin se ai ishte dënuar me 18 vjet burg dhe se tani kishte mundësinë të tregojë versionin e tij të ngjarjes. Por shqiptari, i cili, me shtetësi gjermane, i qëndroi përgjigjes që jepte pa ndryshim, nëpërmjet një përkthyesi: “S’dua të flas, më vjen keq për familjen, jam i pafajshëm. Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen”

Avokati

Avokati i të dyshuarit apeloi kundër dënimit me 18 vjet burg pasi i është referuar deklaratave të dëshmitarëve se nuk e kishin njohur të dyshuarin si autor të vrasjes. “Dhimbja dhe vuajtja e të afërmve është e qartë. Por unë jam këtu për të bërë punën time dhe klienti im beson se është i pafajshëm”, është shprehur avokati. Sipas avokatit, “ndoshta klienti im ka dashur ta paralajmërojë Demë Lulajn që t’i mbajë larg vajzat e tij. Që ka pasur një çekiç në makinë nuk është aq e çuditshme, sepse ai punonte në ndërtim”.

Përgjimet

I dyshuari deklaroi se më 29 tetor 2017, ditën e sulmit ndodhej në Itali pasi vëllai i tij ishte aksidentuar. Më pas nga tabulatet u zbulua edhe një bisedë e regjistruar mes vëllezërve të të dyshuarit, ku flitet për gjakmarrje: “Gjaku u la. Le të shpresojmë që çdo gjë të shkojë mirë dhe ai të dalë nga burgu”.

Gjurmët e ADN-së

Gjurmët e ADN-së e gjetura në xhaketën e Demë Lulajt ishin edhe ato që çuan në arrestimin e tij. “Gjurmët kanë 56 milionë herë më shumë gjasa t’i përkasin të dyshuarit se sa ndonjë personi tjetër. Kjo tregon se ai ishte në vendin e ngjarjes më 29 tetor 2017”, theksoi prokurori. Sipas tij, i dyshuari ka vepruar me dashje dhe ka kryer vrasje me paramendim. Gjatë kontrollit kufitar në veturën e tij është gjetur një armë zjarri e mbushur.

Plani për të vrarë

Prokurori deklaroi gjithashtu se “autori kishte në plan të vriste Lulajn” duke kërkuar 18 vite burg për të.

“E kam parasysh gjithashtu se i dyshuari nuk ka bërë të ditur asnjë informacion dhe nuk ka marrë përgjegjësi për aktin e tij”. Në fjalën e fundit i dyshuari i qëndroi alibisë së tij se nuk ka qenë në vendin e krimit dhe nuk e ka kryer vrasjen. Ndërkaq, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë për vrasjen me çekiç është të enjten më 9 qershor.

deme lulaj

bashkeatdhetari holande masakroi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.