Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Masakroi me sëpatë punonjësit e zyrës së taksave, gjykata i hedh “çelsat në det” 46 vjeçarit

22:06 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
masakroi1
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjykata greke e Follorinës dënoi me burg përjetë një 46-vjeçar që në korrik të vitit të kaluar sulmoi me sëpatë zyrën e mbledhjes së taksave në Kozan.

Gjatë të gjithë procesit gjyqësor, autori nuk shfaqi pendesë për sulmin e kryer kunder 4 punonjesve dhe në fjalët e tij përsëriste se do të bënte të njëjtën gjë ndaj zyrave të taksave nëse do të lihej i lirë.

“Nëse Zyra e Taksave do të ishte e mbyllur, unë do të shkoja te zyrat e prefekturës, ose te zyrtat e Gjykatave” tha ai, duke lënë gjyqtarët, prokurorët dhe avokatët pa fjalë, ndërsa në një pjesë tjetër të faljes së tij foli me mllef ndaj shtetit, institucioneve të tij, policisë.

46-vjeçari tha gjatë dëshmive se sulmin e kreu pas vrasjes së një aktivisti në qytetin e Volosit.

Dëshmitarët okularë dhe viktimat e sulmit që dëshmuan në gjyq treguan për skena horror. Një punonjëse e zyrës së taksave, që në këtë sulm humbi njerin sy tha: “Mbaj mend që duart po rrëshqisnin nga gjaku. Unë kurrë nuk do ta harroj erën e gjakut në jetën time”.

Prokurori tha se nga deklaratat e autorit dhe dinamika e ngjarjes vlerësohet se qëllimi i tij ka qenë që të godasë e vrasë sa më shumë njerëz, ndërsa oficerët e policisë që i vunë prangat dëshmuan se në momentin që ai u arrestua bërtiti: “Një mbledhës taksash më pak, radha juaj po vjen”.

Katër persona mbetën të plagosur nga sulmi në fjalë, ndërkohë që gjykata e dënoi me burg për jetë me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim dhe të mirëmenduar.

celsat masakroi punonjesit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

DASH-amerikanëve: Ikni nga Irani menjëherë

21:30 / June 19, 2025

Rusia “njeh” Kosovën, Putini pranon vendimin e gjykatës së OKB

20:18 / June 19, 2025

Kancelari gjerman telefonatë me kryeministrin izraelit: Duhen zgjidhje diplomatike për konfliktin

19:05 / June 19, 2025

Ndalimi i TikTok shtyhet edhe për 3 muaj

18:51 / June 19, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.