Më 14 shkurt të 2019 u gjet e vrarë Lirie Xhepa dhe autor ishte pikërisht kunati i saj. Ajo ishte e ve prej vitesh pasi i kishte vdekur i shoqi nga një sëmundje e rëndë dhe kishte krijuar lidhje me vëllain e tij.
Por mesa duket dhuna e vazhdueshme e ka detyruar gruan ti jepte fund lidhjes dhe për këtë Dashamir Xhepa e ka vrarë.
Tashmë Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për kunatin vrasës. Lirie Xhepa fillimisht është goditur me sende të forta pas koke, hekur ose gurë mëngjesin e 14 shkurtit. Më pas ajo është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt, duke i shkaktuar vdekjen. Më pas 49-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri me një plumb në kokë, dhe dy në bark.