Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, kërkoi “falje” për abuzimet e kryera nga forcat koloniale të vendit të tij në Tanzani.
“Përkulem para viktimave të sundimit kolonial gjerman. Dhe si president federal i Gjermanisë, dua të kërkoj falje për atë që gjermanët u bënë paraardhësve tuaj”, deklaroi Steinmeier gjatë një vizite në Songea, vendi i masakrës së njerëzve indigjenë Maji-Maji në fillim të shekullit të XX-të.
Midis viteve 1905 dhe 1907, trupat koloniale gjermane masakruan midis 200 mijë dhe 300 mijë përfaqësues të Maji-Maji pas një kryengritjeje të kësaj të fundit, sipas vlerësimeve të dhëna nga historianët.
Vizita në Tanzani nga Steinmeier, pozicioni i të cilit është në thelb nderi në Gjermani, por që vepron si garantuesi moral i vendit, vjen në të njëjtën kohë me atë të mbretit Charles III në Kenia, i cili dënoi abuzimet koloniale të vendit të tij në Afrikën Lindore.