Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Masat kufizuese orientuan pasagjerët drejt transportit ajror, rritet volumi i mallrave në porte

14:40 / February 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
palmeiras avion
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Masat kufizuese të vendosura nga shtete të ndryshme për shkak të pandemisë së COVID-19 kanë ndryshuar tendencat e udhëtimit të pasagjerëve në llojin e transportit të përzgjedhur.

Për herë të parë, transporti ajror është mbizotëruar për numrin e pasagjerëve duke zënë mbi 72% të totalit. Kjo lidhet me pamundësinë për të udhëtuar në rrugë tokësore. Ndërkohë  tkurrje ka pësuar edhe transporti detar. INSTAT raportoi se në Janar 2021, numri i fluturimeve të kryera është 1.038 duke shënuar një rënie me 49,9%, në krahasim me Janar 2020.

“Në muajin Janar 2021, transporti ajror i pasagjerëve zë 72,4% të transportit gjithsej. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore, në Janar 2021 është 87.231 pasagjerë duke u ulur me 64,5%, krahasuar me Janar 2020. Në Janar 2021, numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 32.977 pasagjerë. Krahasuar me Janar 2020, ky tregues është ulur 52,8%” thuhet në njoftim.

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte sipas INSTAT, në muajin Janar 2021 është 366 mijë ton, duke u rritur 11,0%, krahasuar me Janar 2020. Në muajin Janar 2021, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë është 2.672 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 13,6%, krahasuar me Janar 2020. Në muajin Janar 2021, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 148,8 ton, duke u ulur me 15,9%, në krahasim me Janar 2020.

Eksportet/importet e mallrave sipas mënyrës së transportit

“Në Janar 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 69,2 mld lekë dhe 54,0% e tyre u transportua me det.

Mallrat e eksportuara me det zënë 64,6%, me rrugë 33,2% dhe me ajër 0,2%. Mallrat e eksportuara me rrugë në Janar 2021 janë ulur me 0,5%, krahasuar me Janar 2020.

Në Janar 2021, mallrat e importuara me det zënë 48,5%, me rrugë 41,6% dhe me ajër 2,9%. Mallrat e importuara me rrugë në Janar 2021 janë rritur me 8,3%, krahasuar me Janar 2020” vlerëson INSTAT./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.