Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me drejtuesit e Policisë së Shtetit.
Në fokus të këtij takimi, siç ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, kanë qenë masat lehtësuese që priten të merren në ditët në vijim, për aq kohë sa kurba e të infektuarve me COVID-19 ka pësuar rënie.
“Konsultë me drejtuesit e policisë së shtetit për lehtësimet e mëtejshme dhe garantimin e standardeve të mbrojtjes nga armiku i padukshëm gjatë tranzicionit të ndërlikuar drejt normalizimit”, shkruan Rama.
