Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Mashkulli nuk mban ‘barrë’”, plas “sherri” mes Evi Kokalarit dhe Ristanit: 5 minuta më parë ia hoqe çdo të drejtë mashkullit

22:07 / June 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evi anuela 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe në studion e “Open” nuk ka kaluar pa përplasje mendimesh lidhur me vendimin e Gjykatës amerikane për ndalimin me ligj të abortit. Aktivistja Evi Kokalari është shprehur pro këtij mendimi, por nga ana tjetër është “përplasur” me mendimin e nën kryetares së Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Kjo e fundit tha se është e drejta e femrës që të marrë vendimin për të abortuar apo jo, ndërsa tha se në 9 muaj mashkulli nuk mban “asnjë barrë”.

“Jam kundër mendimit të Ristanit, sepse përgjegjësia u bie të dyve dhe e drejta po ashtu. E drejta e abortit nuk duhet të jetë vetëm e grua, por e them se më bëri përshtypje logjika, pa dashur ta ofendoj zonjën, sepse secili ka mendjen e tij. Sa i përket debatit, këtu ka dy gjëra, ajo që mund të flasim nga bindjet tona politike, dhe e dyta është ajo që ka ndodhur dhe e keqkuptojnë. Asnjë nuk kupton pse u kthye ky vendim. Vendimi i 1973, arsyeja për këtë është se asnjë gjykatë, nuk ka të drejtë të bëjë një ligj, e vetmja detyrë që ka është të interpretojë kushtetutën. Çdo shtet ka të drejtë të vendosë është legale apo jo…Tani nëse ti në një shtet do të bësh një ndryshim, shkon dhe flet me politikanët e shtetit tënd për të ndërruar ligjet në shtetin tënd. Gjëja pozitive me këtë vendim është që ia dhe fuqinë popullit dhe ia hoqe gjykatës. Debati është një flluskë e madhe që e kanë ekzagjeruar dhe kanë futur mendimet e tyre politike…

Ristani: Kjo është shumë e rehatshme ta bëjmë këtë debat këtu dhe të themi se dikush ka mundësi të shkojë në një shtet tjetër, por jo të gjitha familjet në Amerikë kanë të drejtën e lejes, dhe kushte të tjera. Pra praktikisht po themi se e drejta jote si grua për të vendosur për jetën tënde në një shtet të caktuar, që ka entuziazëm para lindjes por aspak mbështetjen për jetën aktuale të femrave, të kujdesemi për çdo gjë tjetër por për shëndetin mendor, financiar të grave s’ka problem…. ky nuk është argument, sepse të dhënat tregojnë se shumica e tyre se kanë mundësinë të shkojnë në një vend tjetër dhe të kryejnë abort.

Kokalari: Zonja flet për pamundësi financiare të një femre për të shkuar në një shtet tjetër, ndërkohë që 5 min më parë ia hoqi çdo të drejtë mashkullit. Ti nuk duhet të jesh komplet e papërgjegjshme ama përgjegjësinë e babait për 9 muaj që e ke ti në bark, ai s’ka asnjë të drejtë.

Robert Aliaj: Përgjegjësinë ia heqim si pas qejfit dhe ia japim pastaj me të gjitha kostot që ia veshim në mënyrë të dhunshme si shoqëri. Të gjitha jetët janë të rëndësishme, kanë të njëjtën vlerë. Le ti japim të trija dimensioneve në mënyrë të barabartë.

Kokalari: Logjika e saj është hipokrizia më majtiste, sepse sapo tha që si mashkull s’ke asnjë të drejtë.

Ristani: Nuk është hipokrizi që fëmijët i mbrojmë para se të lindin dhe nuk i mbrojmë pasi lindin.

anuela ristani Debat Evi Kokalari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.