Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtronin shtetasit e huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohet menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës në Selitë

09:09 / November 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3621
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një operacion i koduar “Wrong call”, i zhvilluar nga specialistët e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka çuar në zbulimin e një ambienti të përshtatur si “call center” në zonën e Selitës, ku mashtraheshin shtetas të huaj përmes telefonatave, duke i bindur të investonin në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes, u kapën në flagrancë pesë persona, prej të cilëve tre u arrestuan, dy u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong call”.

Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim.

Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.

Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong call”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.

Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç;
-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës;
-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse;
-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arrestohen bursa fiktive call center Mashtronin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.