Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mashtruesja “profesioniste” u mori dy qytetarëve 100 milion lekë. ” Do u kthej 150milion”

21:01 / March 2, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xhevahire Veliaj para 15 vitesh u ka marrë dy qytetarëve nga Gramshi 100 milion lekë borxh me  gënjeshtrën se do u kthente 150 milion. Por që prej asaj dite askush nga qytetarët nuk kanë parë lekë me sy prej saj.

Xhevahire Veliaj është e arrestuar  dhe dënuar disa herë për veprën penale të ‘mashtrimit”.

Dy qytetarët iu drejtuan Fiks Fare , si mundësia e fundit për të marrë paret e tyre. Ata pohojnë se i kanë dhenë njëri 50 milion lekë dhe tjetri 100 milion lekë Xhevahire Veliajs në mirëbesim, pasi e kishin njohur nga një mik i tyre.Askush nuk ka asnjë dokument  në lidhje me dhënien e këtyre parave borxh Xhevahires , por kanë të tjera fakte si mesazhe të shkëmbyera në telefon dhe letra të shkruajtura nga mashtruesja, ku u kërkon lekët borxh. Gjithmonë sipas tyre Xhevahirja nxirrte pretekst ndonjë fatkeqësi , prandaj i duheshin dhe lekët. Por gjithmonë me premtimin se do ua kthente dhe jo vetëm shumën e marrë por më shumë.

Qytetarët edhe pse kishin shkuar disa herë në shtëpinë e saj ku i priste  nuk kishin mundur të merrnin lekët e tyre. Ajo i priste, por u kërkonte të mos ta bënin të madhe, pasi familjarët e saj nuk ishin në dijeni të borxhit të marr nga ajo.

Të mashtruarit pohojnë për Fiksin se ato ishin lekë të punës së tyre në emigrim dhe të vëllezërve, me të cilët aktualisht janë në konflikt.

Marrjen e lekëve borxh Xhevahire Veliaj e pranon në një xhirim të kryer nga qytetarët e dëmtuar. Ajo pranon se u ka marrë lekët dhe se do ua kthejë, por që për momentin nuk e disponon shumën. Madje ajo do t’i përcjelli duke u thënë se deri në qershor do u japi 10 milion lekë.

Gazetarët e Fiksit u munduan të kontaktojnë me Xhevahire Veliajn, por numri i saj i telefonit dilte i zënë. Në këto kushte ata u lidhën me bashkëshortin e saj i cili u tha gazetarëve se do ua nxirrte Xhevahiren në telefon sapo të shkonte në shtëpi. Gjë që nuk ndodhi.

Por Fiksi zbuloi se Xhevahire Veliaj mashtrimin e kishte profesion të vjetër.  Ajo ka qenë e  dënuar për veprën penale të ” mashtrimit”. Po ashtu  në  2011 ishte arrestuar në Elbasan për një tjetër rast të ngjashëm,  vjedhjen nëpërmjet mashtrimit të një zonje duke i marrë 20 milion lekë dhe që nuk ia kishte kthyer.

Xhevahire Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.