Maskat për kujdesin dhe rigjenerimin e lëkurës mund të realizohen shumë mirë me produkte natyrale në shtëpinë tuaj. Ne ju porpozojmë disa nga maskat e fytyrës që mund t’i realizoni në kushte shtëpia, me një apo dy pordukte. Këto maska nuk kërkojnë shumë shpenzime, ndrësa japin rezultat shumë të mirë për dehidratimin dhe rigjenerimin e fytyrës.
1. Uthull
Uthulla e mollës është e dobishme për lëkurën e fytyrës. Hidhni një lugë uthull në një filxhan me ujë dhe vendoseni në fytyrë.
2. Avokado dhe mjaltë
Avokado është shumë i mirë për fytyrë të thatë dhe kur përzihet me pak mjaltë, lufton bakteret dhe aknet. Pasi ta keni shtypur avokadon i shtoi një lugë mjaltë dhe përzierjen mbajeni në fytyrë për të paktën 10 minuta.
3. Qumësht
Qumështi është përdorur gjithmonë për trajtimet e fytyrës. Merrni pak qumësht pluhur dhe përziejeni me ujë. Vendoseni në fytyrë dhe lëreni të veprojë. Më pas, lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
4. Të bardhat e vezëve
Nëse përziejmë një përbërës të dobishëm për lëkurën, siç janë të bardhat e vezëve me kos, maska e përftuar ndihmon shumë në rigjenerimin e lëkurës. Hidhni dy lugë kos, tek të bardhat e vezëve dhe në fund për të hequr maskën e fytyrës, përdorni ujë të ngrohtë.
5. Luleshtrydhe
Luleshtrydhet pastrojnë poret dhe heqin pikat e zeza të fytyrës. Pasi të keni grirë luleshtrydhet, shtojini pak kos. Mbajeni maskën në fytyrë për 10 minuta dhe pasi ta keni hequr, do ta ndjeni fytyrën tuaj të freskët dhe të butë.