Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Maskat e silikonit, të preferuarat e grabitësve. Sa thjeshtë blihen

15:21 / April 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumëkush kur pa në foto për herë të parë grabitësit në Rinas, mendoi sesi një njeri merr përsipër të kryejë një grabitje aq të madhe, i pamaskuar. Por në fakt, fytyra e tij është vetë maska. Në foton e publikuar nga“BalkanWeb” një nga grabitësit shquhet shumë qartë. Ai duket të jetë një mashkull rreth të 40-ave, pa flokë, me syze dielli dhe jelek antiplumb.

Ky njeri u vra gjatë ndjekjes nga policia dhe rezultoi se ishte Admir Murataj, pamja e vërtetë e të cilit nuk ngjason aspak me maskën që kishte zgjedhur . Nëse plani i grabitësve do kishin shkuar mirë, dhe ai do të ishte gjallë, policia do ishte ende në kërkim të një personi të gabuar.

Një maskë si ajo e përdorur prej tij mund të sigurohet lehtësisht online në platformat e blerjeve. Për shembull, në Ebay maskat me pamje reale kushtojnë nga 134 dollarë deri në 460 dollarë. Mund të zgjedhësh pamje me tipare europiane, aziatike, të moshave të ndryshme madje edhe me mimika të vecanta.

Për ata që nuk duan të shpenzojnë janë shpikur edhe mënyrat për krijimin e një maske në kushte shtëpie. Një maskë e tillë e përdorur nga grabitësit përveç fytyrës mbulon qafën dhe gjoksin. Ajo duket aq e vërtetë kur sheh dikë të maskuar të lëvizë lehtësisht edhe mimikën e fytyrës.

Maskat e silikonit lejojnë përdoruesin e saj të transformojë rrënjësisht pamjen, madje të transformohet brenda pak sekondave ‘në një njeri të ri’ apo më të vjetër ne moshe. Ato përdoren masivisht gjatë grabitjeve të bankave, apo nga njerëz që udhëtojnë me avionë me qëllim për t’u mos identifikuar.

Teknologjia e maskave hiper reale u krijua fillimisht nga artistët e make up-it në Hollivud, që yjet e filmave mos të rrinin për disa orë duke u trukuar por të transformoheshin brenda pak sekondave në personazhin që luanin rolin. Disa maska janë aq të vërteta saqë në një testim të kryer 2 vite më parë nga Universiteti i Yorkut, vetëm 1 në 100 njerëz mund të dallonin njeriun me maskë ndër të tjerë të pamaskuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në Laç, raportohet për një viktimë

22:51 / July 9, 2026

Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor

22:21 / July 9, 2026

Protesta në Gjermani për shkak të shkurtimeve të vendeve të punës dhe mbylljes së fabrikave nga Volkswagen

21:38 / July 9, 2026

Të shtunën koncerti i Kanye West, të gjitha rrugët që do të bllokohen në kryeqytet! Nga ora 07:00 deri në mesnatë s’ka qarkullim mjetesh në dytësoren Durrës-Tiranë

20:00 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.