Flokët për të qenë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim shpesh kërkojnë edhe hidratues shtesë. Nëse nuk keni rezervuar ndonjë takim në sallon për trajtime hidratuese, mos u shqetësoni. Ju mund të trajtoni flokët tuaj lehtë dhe në mënyrë më ekonomike, duke përgatitur vetë një maskë natyrale në kushte shtëpie.
Maskë me banane, limon dhe qumësht
Një maskë që ka rezultuar efektive pasi përmirëson shëndetin e flokëve, i bën ato të buta dhe plot shkëlqim. Mbi të gjitha, ushqen flokët dhe u jep vitamina që janë esenciale për rritjen e flokëve.
Përbërësit:
Një banane e shtypur, lëng limoni, 2 litra qumësht. Si ta përgatisni këtë maskë?
- Filloni duke e ngrohur qumështin, por keni kujdes të mos e ngrohni shumë. Shtoni më pas bananen e shtypur dhe lëngun e limonit.
- Përzijeni mirë derisa të krijoni një masë homogjene.
- Vendoseni maskën në kokë dhe flokë. Masazhojeni butësisht derisa të vëreni se maska ka filluar të absorbohet, më pas mbështillni flokët me letër alumini dhe lëreni të qëndrojnë kështu për 15-30 minuta.
- Në fund, pastrojini flokët tuaj me shampon e zakonshme.
Për të pasur rezultate sa më të mira, aplikojeni këtë maskë dy herë në javë.