Ndodh që gjatë verës të marrim rreze së tepërmi në diell duke u skuqur apo edhe djegur. Mirëpo edhe për këtë ka një zgjidhje.
Gjëja e parë që duhet të bëni pasi jeni kthyer nga plazhi, është një dush me ujë të ftohtë, në mënyrë që të nxjerrim jashtë të nxehtit nga trupi.
Në vendet ku jeni skuqur aplikoni disa pika vaj livandoje. Për shkak të veprimit të mirë dhe antiseptik mund të ndihmojnë edhe qumështi, kosi dhe mjalti.
Nja maskë me mjaltë dhe kos të ftohtë, lëhtëson të kruarit dhe pengon shfaqjen e fshikave.
Procedura e përgatitjes është shumë e thjeshtë: përzieni 200 ml kos të ftohtë dhe dy lugë gjelle mjaltë (rreth 50 g), shtoni pak vaj livando dhe lyeni lëkurën në vendet ku ndjeni se jeni djegur.