Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

MASR shpall thirrjen për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore

20:36 / June 29, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
208381726 301197631695678 1220726371361929839 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi njofton se nga ana e ministrisë që ajo drejton është shpallur thirrja për anëtarë të bordeve të rekomandimit të literaturës artistike dhe shkencore për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar.

Qëllimi i kësaj thirrjeje, sipas Ministres Kushi, është pasurimi i bibliotekave të shkollave me libra të rinj, si dhe nxitja e leximit tek nxënësit tanë.

Kushi shprehet se: “Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin librat më të përshtatshëm mbi bazën e kriterit të vlerave të tyre formuese dhe edukative, në përshtatje me grupmoshat, kurrikulën shkollore, si dhe  nevojat e kualifikimit të mësuesve”.

Anëtarët e dy bordeve do të përzgjidhen nga aplikantë që janë: pedagogë të gjuhës shqipe dhe të letërsisë, të gjuhëve të huaja, të shkencave sociale, të shkencave të natyrës dhe të arteve, kritikë letrarë, shkrimtarë e poetë për fëmijë dhe për të rritur, studiues të letërsisë shqipe e botërore, përkthyes, gjuhëtarë, historianë, didaktë, specialistë arsimi dhe mësues të arsimit bazë dhe të arsimit të mesëm të

lartë. Ndërkohë, afati i aplikimit është deri më datë 6 korrik 2021.

Më poshtë, thirrja publike me kriteret dhe afatet për anëtarë të këtyre bordeve

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026

U dëmtua në sy gjatë protestës, shefja e Shërbimit të Okulistikës në QSUT: I riu do transportohet në Itali për një operacion të dytë, situata duket disi më e stabilizuar 

12:41 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.