Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Massafra mban meshën e parë për 2020: Tërmeti, një goditje për t’i bërë gjërat më mirë

17:48 / January 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cq5dam.thumbnail.cropped.750.422
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës Imzot Angelo Massafra ka mbajtur meshën e parë për vitin 2020 për fëmijët me aftësi të kufizuar. Mesazhi i Imzot Massafrës në këtë fillim ka qenë i drejtpërdrejt për shtetin që të kthejnë më shumë sytë nga njerëzit në nevojë. Ai i bën apel politikës që të bëjnë siç duhet punën e tyre.

“ Me këta fëmijë që mund ti shikoni edhe ju, fëmijë që janë me aftësi të kufizuar, që kanë sëmundje disa më të rënda dhe disa më të lehta. Një gjë që e bëj për të falënderuar zotin që na jep fuqi për të bërë këtë punë. Duhet solidaritet më shumë nga ana e shtetit, nga ana e të tjerëve. Atëherë kjo të jetë si një xitje që është e mundur që mund të bëjmë më mirë”,tha Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkvi i dioqezës së Shkodrës

Massafra fton shqiptarët për bashkim dhe të duan më shumë vendin e tyre. Sipas tij tërmeti ishte një goditje për të zgjuar njerëzit që t’i bëjnë gjërat më mirë dhe të rindërtojnë Shqipërinë për ta bërë edhe më të bukur.

“Ftesa ime është që të gjithë të bëjmë më shumë për vendin tonë, askush të mos laj duart. Të gjithë duhet të bëjmë punë për të rindërtuar vendin tonë. Boll ka vuajtur ky vend, secili të bëjë punën e vet sa më shumë dhe më mirë për një Shqipëri më të mirë. Ndoshta se ka pasur nevojë për një goditje ose të shërbejë kjo goditje për të na zgjuar”. tha Imzot Angelo Massafra

Mesha për fëmijët me aftësi të kufizuar është zhvilluar në shtëpinë e motrave të “Nënë Terezës” në Shkodër.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Kurti n’burg”/ Në protestën brenda Kuvendit të Kosovës shfaqet slogani i “Revolucionit Flamingo”

16:19 / August 12, 2026

Tërmeti në Kolumbi, MEPJ: Nuk ka raportime për shqiptarë të vdekur apo të plagosur

12:16 / August 12, 2026

Rama: “Serbia e humbi Kosovën”, reagim ndaj kritikëve në Prishtinë

12:05 / August 12, 2026

Plagosja në qeli e Bajrit dhe një të dënuarit tjetër, pezullohen nga detyra 8 efektivë të Policisë së Burgut Fier

11:56 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.