25 punonjës të Bashkisë Mat, 20 forca të Ushtrisë dhe 5 efektivë të Policisë së Shtetit prej orës 04:00 kanë udhëtuar drejt pyjeve të Gërmanit, Njësia Administrative Komsi, për shuarjen e zjarreve.
Në ndihmē të forcave të Ushtrisë, punonjësve të Bashkisë Mat dhe efektivëve të Policisë ka mbërritur dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrotjes. Përgjegjësi i Repartit Zjarrëfikës pranë Bashkisë Mat, Petrit Canameti, tha se operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit.
“Zjarri i fuqishëm ka përfshirë pyjet me ah pranë Liqenit të Zi të Gërmanit. Eshtë terren mjaft i vështirë. Shkalla e dëmit nuk mund të përcaktohet për momentin” u shpreh Canameti.
Aksioni për normalizimin e situtës së krijuar po drejtohet nga kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj.
Postime te ngjashme
Add A Comment
