Policia e Matit arrestoi pak minuta më parë një shtetas që shkaktonte vatra zjarri në afërsi të qytetit, poshtë varrezave të Burrelit.
Gëzim Ibrahim Pali është mbajtur nën vëzhgim për disa orë nga efektivë të Komisariatit të Matit dhe specialistë të Emergjencave Civile pranë Bashkisë Mat. Pak minuta pasi shkaktoi pesë vatra zjarri në pyjet me dushqe, shkurre dhe livadhe është arrestuar nga Policia, në kushtet e flagrancës.
Burime pranë Bashkisë Mat bënë me dije se: “zjarri i rënë poshtë varrezave të Burrelit ka nisur në pesë vatra njëkohësisht. Me ndërhyrjen e zjarrëfikseve, Policisë së Rendit, punonjësve të Bashkisë Mat dhe forcave të tjera vullnetare zjarri u vendos nën kontroll. Është ndaluar nga Policia një person i dyshuar për zjarrvënie.”
Hetimet për zbulimin e autorëve të zjarreve të mëparshme në rrethin e Matit vazhdojnë.