Bashkia Mat jo vetëm ka ndjekur me vëmendje situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, por ka organizuar dëgjesa publike në 8 njësitë administrative, Macukull, Derjan, Lis, Rukaj, Baz, Ulëz, Komsi dhe Burrel.
Në mjediset e Pallatit të Kulturës Burrel u organizua dëgjesa me banorët e qytetit. Kryefjala e bashkëbisedimit ishte hartimi i projekt buxhetit të vitit 2020, dhe propozimet për hartimin e paketës fiskale.
Fillimisht banorët paraqitën kërkesat e tyre në lidhje me infrastrukturën,
pastrimin, gjelbërimin, ndriçimin, kanalizimet e ujërave të zeza, rrugët brenda
lagjeve, punësimin etj.
Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj bëri të ditur se paketa fiskale e vitit të ardhshëm është një paketë me disa ndryshime të vogla, që nuk rëndon buxhetet familjare të qytetarëve dhe bizneseve. Kryebashkiaku u tha qytetarëve të Burrelit se ai dhe e gjithë administrata janë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit të bashkisë. Malaj theksoi se qyteti i Burrelit do të ketë rrugë e trotuare më të mira, më shumë gjelbërimin, më shumë ujë të pijshëm, etj. /tirananews.al/
