Bashkia Mat pasi ka siguruar mjetet e mjaftushme motorike dhe ka nisur ndërhyrjen për rehabilitimin e të gjitha rrugëve rurale, sipas një planifikimi të hartuar nga specialistët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Bashkiake.
Ndryshe nga vitet e kaluara mjetet punojnë me kapacitet të plotë, duke ndalur abuzimet e kryera nga ish drejtues e punonjës të Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale.
Ditët e fundit është ndërhyrë në rrugët e Njësive Administrative Rukaj e Komsi.
Në faqen zyrtare të Bashkisë Mat thuhet se: “Vijon puna për rehabilitimin e rrugëve në Njësinë Administrative Komsi, në fshatin Gërman dhe në fshatin Midhë.”