Mëngjesin e sotëm familja Zhgjoti në Lis të Matit është zgjuar pa banesën e saj të mëparshme.
Shkak është bërë një zjarr i fuqishëm, në orët e mesnatës, i cili shkrumboi gjithçka, por fatmrësisht nuk pati viktima në njerëz.
Burime pranë Shtabit të Emergjencave Civile në Bashkinë e Matit bënë me dije se:
“Banesa e Lavdi Zhgjotit, dy katëshe, ka pësuar dëmtime të rënda nga flakët. Policia, dy zjarrëfikse, mjete te Bashkisë Mat si dhe sektori Mbrojtjes Civile punuan disa orë për shuarjen e zjarrit. Fatmirësisht nuk ka humbje jete vetëm dëme materiale.”


