Këshilli i Bashkisë Mat zhvilloi mbledhjen e fundit për vitin 2021.
Shumica e këshilltarëve ranë dakord me relacionin e paraqitur nga administrata e Bashkisë për buxhetin, tarifat e taksat, si dhe strukturën për vitin 2022.
Këshilltarë të subjekteve të ndryshme politike u shprehën se nga ana e Bashkisë Mat është treguar vëmendje për investime të rëndësishme në ujësjellës, rrugë, qendra urbane, shkolla, kopshte, çerdhe, ndriçim, gjelbërim, pastrim, etj.
Po në këtë mbledhje u miratuan disa vendime të rëndësishme për qytetarët e Matit.