Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Mat: Kolegët kujtojnë efektivin e vrarë në krye të detyrës në marsin e ’97-ës

20:47 / March 25, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia Mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot në fshatin Rripë të Njësisë Administrative Gurrë është organizuar një ceremoni përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të efektivit të Policisë së Shtetit Fiqiri Koçi.

Të pranishëm në ceremoni ishin familjarët e të ndjerit, përfaqësues të pushtetit vendor, punonjës policie të DVP Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Mat, të cilët vendosën kurora me lule dhe mbajtën një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe vlerësimi të veprës së tij.

Fiqiri Koçi me datë 25 mars 1997, duke qenë në krye të detyrës për ruajtjen e një objekti bankar, u vra pabesisht nga dora e krimit. Kontigjente të krimit tentuan të grabisin forcërisht bankën në qendër të qytetit por hasën në rezistencën e Koçit. Grabitësit e maskuar dhe të armatosur shfrytëzuan një person me probleme mendore dhe pasi e pajisën me armë e nxitën atë të qëllojë pabesisht punonjësin e policisë Fiqiri Koçi.

Familjarët e “Dëshmorit të Atdheut” Fiqiri Koçi falenderuan autoritetet e Policisë për vlerësimin që i bëhet të afërmit të tyre.

efektivin kujtojne mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.