Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka ndërmarrë një turne në disa Bashki të vendit, ku bën pjesë dhe Bashkia Mat , me tematikë “Evropa është këtu“. Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj ditën e sotme priti në një takim zyrtar zëvendësshefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Sylvain Gambert.
Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet e bashkëpunimit midis BE-së dhe Shqipërisë për fondet që i ofron Bashkimi Evropian vendit tonë.
Kryebashkiaku i Matit, i njohu të pranishëmit me risitë dhe investimet që po bëhen nga Bashkia në territorin e Bashkisë Mat, për nxitjen dhe përmirësimin e cilësisë së turizmit.
Më pas shefi i Delegacionit zhvilloi një takim me nxënësit e dy gjimnazeve të qytetit Burrel, “Pjetër Budi” dhe “28 Nëntori”, ku bashkëbiseduan mbi proçeset dhe ecurinë e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në fund të aktivitetit shefi i delegacionit vizitoi vendin ku u realizua një pikturë murale në bashkpunim me nxënësit e dy gjymnazeve me tematikën “Evropa është këtu“.

