Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mat, mblidhet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike /Foto/

22:59 / October 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
72458446 1365918753571876 3979596707972251648 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sot, në ambientet e Bashkisë Mat është zhvilluar mbledhja e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike. Ky organ, i cili është ngritur në vitin 2018, u mblodh për herë të parë në këtë bashki, takim ky që vjen si nevojë ligjore e parashikuar në Ligjin “Për Vetëqeverisjen Vendore” dhe do të kryesohet nga vetë Kryetari i Bashkisë, Agron Malaj.

Në këtë takim, krahas kryetarëve të bashkive Mat e Klos, morën pjesë gjithashtu edhe përfaqësues të tjerë nga dy bashkitë, nga institucionet kryesore vendore dhe vetë Drejtori i Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Ekstremizmit të Dhunshëm, Agron Sojati, i cili është në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama.

Qëllimi dhe tema e këtij takimi kishte në qendër të vëmendjes radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm për Bashkitë e Matit dhe Klosit. Në mbledhje u diskutua për fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve për aktorët e vijës së parë që operojnë në këtë komunitet (mësues, oficerë të policimit në komunitet, punonjës socialë, psikologë, mjekë, administratorë socialë, koordinatorë të njësive të mbrojtjes së fëmijeve, etj). Takime të tilla informuese/ndërgjegjësuese të mbështetura edhe nga prezenca e OSBE-së në Tiranë kanë në fokus të tyre Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP), të cilat sipas raportimeve institucionale rezultojnë të ngritura, por mbetet vetëm konsolidimi i tyre. /tirananews.al/

72784971 1365920160238402 921298307790143488 o
73004682 1365919730238445 9180412519829733376 o
72675620 1365919573571794 3822600513543733248 o

bashkia mat keshilli vendor sigurine publike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.