Ulza është një qytezë e bukur. Falë vëmendjes së treguar nga qeveria janë kryer investime të rëndësishme në infrastrukturën e saj. Rruga lidhëse me rrugën nacionale, fasadat e pallateve, ujësjellësi, sheshi kryesor i qytezës, trotuaret, kujdesi për pyjet dhe mjedisin në këtë zonë kanë shtuar numrin e vizitorëve vendas dhe të huaj në Ulëz.
Ditët e fundit po realizohet një tjetër investim në zonën e Ulzës. “Projektit për Parkun Natyror Liqeni i Ulzës dhe zona përreth tij” pritet të mundësojë një realitet tjetër, mjaft tërheqës për turistët. Bashkëpunimi mes Bashkisë Mat dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit Ulza do të jetë një vend mjaft interesant dhe i frekuentuar.
Kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se Ulza do të shndërrohet në një nga atraksionet më të bukura turistike për turistët në çdo stinë të vitit.
Postimi i Agron Malaj:
Vijon puna e “Projektit për Parkun Natyror Liqeni i Ulzës dhe zona përreth tij” në qytezën e #Ulzës.
Një investim tejet i rëndësishëm për Matin, pasi falë mbështetjes së Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me zbatimin e këtij projekti, vendi ynë do të ketë një zhvillim të konsiderueshëm të turizmit.
Ulza është perla turistike e zonës së #Matit, por me krijimin e zonës së plazhit dhe shëtitores do të shndërrohet në një nga atraksionet më të bukura turistike për turistët në çdo stinë të vitit .