Në mbledhjen e parë të tij, Këshilli Bashkiak Mat ka zgjedhur dhe organet drejtuese, si dhe anëtarët e Këshillit të Qarkut Dibër.
Altin Bojni u zgjodh me 17 vota nga 21 këshilltarë si kryetar i Këshillit Bashkiak për mandatin 2023-2027.
Ndërkohë, anëtarë të Këshillit të Qarkut Dibër u zgjodhën socialistët Erion Gjestila, Enea Gjyla dhe Jetnor Hoxha.