Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mat/ Rikthehet pas shumë vitesh qendra e kolaudimit për pronarët e 5 mijë  makinave

22:04 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja dha sonte lajmin e mirë se në Mat do të ndërtohet qendra e kolaudimit të makinave.

Prej kohësh kryebashkiaku i Matit Agron Malaj kërkoi nga DPSHTRR krijimin e mundësive që afro 5 mijë pronarët e makinave të këtij rrethi të mos udhëtonin drejt Dibrës, mbi 200 kilometra, por ky shërbim të kryhej në Burrel.

Gonxhja nëpërmjet postimi në profilin e tij ndau këtë lajm me matjanët:

Postimi i Blendi Goxhes:

Tjetër LAJM I MIRË! Mati do të bëhet me Qendër të mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Teknik/Linjë Kolaudimi, Linjë Tahografi, për tërë shërbimet me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe mbi 13 mijë drejtues mjeti!

I vijmë në ndihmë komunitetit duke shkurtuar distancat, ulim kostot për sektorin dhe u kursejmë kohë qytetarëve dhe subjekteve që për kryerjen e shërbimeve me mjetin, për testime, certifikime e praktika të shumta duhet të udhëtonin drejt Peshkopisë, me një distancë rreth 162 km (3 orë e 20 minuta mesatarisht vajtje – ardhje)!

Sëbashku me Bashkinë Burrel kemi përcaktuar truallin e duhur, të aksesueshëm dhe të mjaftueshëm, status shtet, dhe po punojmë me ASHK për kalimin e truallit në pronësi të DPSHTRR, për të vijuar me alokimin e fondit, projektin e detajuar dhe kryerjen e investimit brenda vitit 2023!

Shërbime publike që përmirësojnë jetën e qytetarëve!

#DPSHTRR #MIE #DRSHTRRMat #MëLehtëMëShpejtMëLirë #SkaKohëPërPushim #AutomotorizimiShqiptar

3 4
4
6 1

kolaudimi malaj mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Shqipëria po mbyll kapitujt e negociatave”, Marta Kos optimiste për zgjerimin e BE-së: Po ecën më shpejt se kurrë

21:41 / June 26, 2026

Bëhet publik grupi koordinator i protestës. Letra ambasadorëve kryesorë në Tiranë për pesë kërkesat e tyre

21:15 / June 26, 2026

Ministri Lamallari reagon për Ikballe Hudutit: Nuk merremi me protestues, por s’ka vend për ekstremizëm në Shqipëri

20:55 / June 26, 2026

“Duan mall dhe femra?”- Zbardhen përgjimet mes anëtarëve të grupit kriminal që drejtohej nga 37-vjeçari shqiptar në Greqi

19:56 / June 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.