Tre banorë të njësisë administrative Derjan në Bashkinë e Matit po ndiqen penalisht pasi dy ditë më parë kanë dëmtuar mjetet e subjektit që po ndërton HEC-in Zajs-Melth.
Pas disa protestave dhe disa seancave gjyqësore banorët kanë dëmtuar makineritë e firmës ndërtuese, duke u rrëmbyer bateritë dhe pjesë të tjera. Kjo ka bërë që roja e firmës të tregojë tre prej banorëve që kanë dëmtuar makineritë.
Tre banorët e kallzuar nga firma ndërtuese janë thirrur sot në Komisariatin e Policisë Mat dhe kanë mohuar të jenë ata shkaktarët e dëmtimit të mjeteve të tonazhit të lartë, por roja këmbëngul se i ka njohur personat e dhunshëm, madje ai ka ndërhyrë dhe privatisht që dy banorët t’i kthejnë pajisjet e rrëmbyera. /tirananews.al/
