Matjanët mundin me dinjitet Partizanin dhe kryesojnë në grupin A
Pak minuta më parë matjanët kanë mundur në transfertë Partizanin B me rezultatin e pastër 3-1.
E gjithë ndeshja u dominua nga skuadra e Samuel Nikës. Verilindorët sulmuan pareshtur dhe fitorja e Burrelit nuk u vu në dyshim në asnjë moment.
Me këtë fitore matjanët kryesojnë edhe këtë javë me dy pikë më shumë se Dinamo.
Një nga mbështetësit e përhershëm të ekipit, që ndjek çdo ndeshje është dhe kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj.